Një efektiv i Gardës së Republikës, identifikuar si H.H., 37 vjeç, tentoi t’i jepte fund jetës në banesën e tij në Qytetin Studenti gjatë paradites së sotme.
Ngjarja e rëndë ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.
Pas incidentit, gardisti u dërgua me urgjencë në spital, por deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia e Tiranës ka njoftuar se grupi hetimor është angazhuar për të zbuluar arsyet e kësaj tentativë vetëvrasjeje dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm për të përballuar situatën.