Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me burg, por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar këtë kërkesë.
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ky vendim ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024. Kështu, dënimi me burg për ish-deputetin e Partisë Demokratike mbetet në fuqi.