-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: Të krijojmë qendra të ngjashme për emigrantët si ato të marrëveshjes italo-shqiptare

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar krijimin e qendrave për emigrantët jashtë Bashkimit Evropian, duke iu referuar modelit të marrëveshjes italo-shqiptare. Në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara Këshillit Evropian më 17-18 tetor, ajo theksoi rëndësinë e këtyre qendrave për të menaxhuar migracionin e paligjshëm.

Von der Leyen gjithashtu përmendi nevojën për të zhvilluar qendra riatdhesimi dhe përmirësimin e bashkëpunimit me vendet partnere. Ajo nënvizoi se përmirësimi i marrëdhënieve me vendet e treta është thelbësor për adresimin e shkaqeve rrënjësore të migrimit dhe për të përmbushur nevojat e tregut të punës në BE.

”Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të eksplorojmë rrugët e mundshme për të ndjekur në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të riatdhesimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për riatdhesimet. Me nisjen e operacioneve të parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri do të mund të nxjerrim edhe mësime praktike”, shkruan Von der Leyen.

Ajo kërkoi që liderët e BE-së të punojnë për mënyra inovative në luftimin e migracionit të paligjshëm dhe të angazhohen për një qasje globale në menaxhimin e migracionit. Von der Leyen theksoi se krijimi i mundësive për migrim të ligjshëm do të ndihmojë në luftimin e atij të paligjshëm dhe do të kontribuonte në zhvillimin e marrëdhënieve të BE-së me vendet e treta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit