Më 16 tetor 2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës humbi jetë një 73-vjeçar, B. Ll., banues në Vlorë. Ai ishte ndjerë keq në burgun ku po vuante dënimin për veprat e turpshme dhe ishte dërguar për ndihmë mjekësore.
Për momentin, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, por hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.