Anija “Libra” e marinës italiane ka ankoruar në portin e Shëngjinit, duke sjellë 16 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti.
Policia e Shtetit ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe përshpejtimin e procedurave kufitare.
Pas verifikimit, emigrantët do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.