Policia e Shtetit ka realizuar operacionin “Botulinum toxin”, ku ka kontrolluar 30 klinika estetike në Tiranë dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme botoksi kontrabandë.
Gjatë kontrolleve, janë arrestuar administratori Mildon Kumaraku, si dhe dy administratore të klinikave, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës zbuluan se këta subjekte nuk kishin deklaruar të ardhurat nga injektimi i produktit të paligjshëm te pacientët.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me disa drejtorira policore dhe doganore, duke u fokusuar në veprat penale të kontrabandës dhe fshehjes së të ardhurave.
Të tjerë administratore klinikash janë në hetim, me disa shpallur në kërkim. Materialet janë dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.