-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Batalioni i Forcave Speciale feston 26 vjetorin, Vengu: Njësia që mishëron profesionalizmin më të lartë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përkujtoi sot 26-vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, duke e cilësuar atë si njësinë elitare që përfaqëson forcën, disiplinën dhe profesionalizmin më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Ai theksoi rëndësinë e këtij batalioni në shërbim të sigurisë dhe sovranitetit kombëtar, si dhe eksperiencën e tij në operacione ushtarake brenda dhe jashtë vendit, përfshirë misionet e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Batalioni u krijua më 16 tetor 1998 dhe tani është i pajisur me mjete moderne.

“Me krenari kujtojmë sot 26-vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitare që mishëron forcën, disiplinën dhe profesionalizmin më të lartë të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në shërbim të sigurisë dhe sovranitetit kombëtar”, shkroi Vengu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit