Rinovimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr duket se është çështje kohe. Lojtari portugez duket se është bindur për të qëndruar në Arabinë Saudite, teksa ka biseduar për kushtet e kontratës së tij të re.
Sipas mediave portugeze, takimi i zhvilluar pak ditë para se Ronaldo të bashkohej me kombëtaren portugeze përfundoi me nota pozitive. Palët janë të sigurta se një marrëveshje do të arrihet së shpejti. Me rinovimin e mundshëm të kontratës, Ronaldo synon edhe arritjen e objektivit të 1000 golave në karrierë.