Shërbimi meteorologjik francez raporton se gjashtë departamente në Francë u vunë në alarm të kuq për përmbytje për shkak të “reshjeve të pazakonta”.
Ndër zonat në alarm të kuq janë Lioni, qyteti i tretë më i madh në vend, si dhe Kana, e njohur për festivalin e filmit.
Autoritetet kanë lajmëruar se u mbyllën rrugët, u evakuuan lagjet, si dhe u kërkuan banorëve që të shmangin rrezikun. Aktualisht nuk ka raportime për të vdekur apo të lënduar.