-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi mblidhet sot, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku priten zhvillime të rëndësishme nga të dy kampet politike. Opozita ka paralajmëruar mosbindje civile, ndërsa maxhoranca kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, si dhe raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Pas shtyrjes së seancës së kaluar për të shmangur tensionet, Garda ka marrë masa për të parandaluar përshkallëzimet e mundshme gjatë diskutimeve.

Rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit, njoftime, pyetje dhe diskutime për disa projektligje, si dhe zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë. Tensionet mes palëve pritet të jenë të pranishme gjatë seancës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit