Policia kufitare Dhërmi ka ndihmuar tre peshkatarë pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë lundrimit në gjirin e Gramës.
48-vjeçari me iniciale F.Sh., banues në Tiranë në mjetin e tij lundrues ishte edhe me dy persona të tjerë në bord, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt.
Ndërkohë policia Kufitare mbetet e angazhuar në garantimin e sigurisë detare dhe fton qytetarët të raportojnë çdo emergjencë në numrin 112.