-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD e akuzoi për armë, policia zbulon se çfarë mbante në brez efektivi i FNSH-së

Kryesoret

Deputeti i PD-së pretendoi se një efektiv i FNSH-së i tregoi armën gjatë përplasjes me opozitën në oborrin e Parlamentit, por policia ka zbuluar se ai kishte vetëm një sprai me spec djegës. Uniformat blu theksuan se asnjë punonjës policie nuk ishte i armatosur gjatë këtij incidenti.

Sipas një njoftimi nga Policia, asnjë nga efektivët e angazhuar për sigurinë gjatë tubimit para Kuvendit nuk kishte armë zjarri, por vetëm mjete mbrojtëse si shkopinj gome. Në një video të shpërndarë nga PD, duket një efektiv që vendos dorën në vendin ku mbahet arma e shërbimit, çka është interpretuar si kërcënim nga demokratët.

Policia e Shtetit theksoi se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe se do të hetojë veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të saj, duke përgatitur kallëzime në Prokurori për ata që kanë shkelur ligjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit