Sot para gjykatës së posaçme ka dëshmuar Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në janar 2020. Ndrek Prenga ka rrëfyer së në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër.
Ai ka treguar se çdo ditë kishte kontakte me familjarët gruan dhe fëmijët nga telefoni i burgut. Ndërsa shprehet se me Janin kujton se ka folur rreth 1 javë para ngjarjes.
Ai ka thënë se një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon Iphone me të cilin e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi.
Ky i fundit, thotë Prenga, i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që të ia japë gjërat që i janë marrë duke iu referuar këtu një sasie prej 260 kg kokaine.
Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllanë Astritin, por nuk ka arritur.