-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunuan Klean, zbardhet dëshmia e motrave Berisha: Kërkoj mëshirë, u provokuam

Kryesoret

Motrat Berisha para dy muajsh kanë dhunuar barbarisht modelen Klea Prenga, kjo pasi Mariela dyshonte se burri e saj e tradhtonte.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës Antonela ka thënë që i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe nuk e kanë pas qëllim që të ndodhte ajo ngjarje, aq më tepër një pasojë e tillë.

“Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”, ka qenë dëshmia e Antonelës në Gjykatë.

Ndërsa Marinela Berishaj në dëshminë e saj ka thënë: Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit