Një aksident fatal ka ndodhur në Borello të Italisë, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën në një kantier ndërtimi. Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari me inicialet A. M. humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobcat më 18 tetor.
Sipas informacionit, punëtori po lëvizte buldozerin për ta ngarkuar në një kamion, duke përdorur dy rampa për të lejuar manovrën.
Gjatë procesit, buldozeri u përmbys, duke e goditur punëtorin mes automjetit dhe asfaltit, çka rezultoi në vdekjen e tij të menjëhershme.