Josep Borrell, kryediplomati i BE-së, shprehu se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, nga forcat izraelite, mund të rrisë mundësitë për arritjen e një armëpushimi në rajon.
Gjatë një takimi me gazetarët në Napoli, ai theksoi se kjo ngjarje hap një “perspektivë të re” që duhet shfrytëzuar për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Borrell gjithashtu përmendi nevojën për të rishikuar misionin e Unifil, forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, e cila është përballur me sfida gjatë përleshjeve të fundit.