Partia Demokratike akuzon se oksigjeni mjekësor i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol. PD i kërkon SPAK-ut që të hetojë.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Oksigjeni mjekësor i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.
Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.
Bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2024/10/FOTO-1-1024x562.png)
Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe,
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2024/10/FOTO-2-1024x591.png)
Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.
Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2024/10/FOTO-3-Raporti-i-transparency-international-per-Kosoven.png)
Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh:
Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit.
Spak të hetojë…