Myrto Uzuni ka bërë një rikthim të fuqishëm në La Liga2, duke shënuar një dopietë golash për Granadën në ndeshjen ndaj Tenerifes.
Sulmuesi shqiptar hapi sfidën në minutën e 20, pas një asisti nga Saenz, dhe pastaj kompletoi dopietën e tij në minutën e 34 me një gol nga zona.
Pavarësisht se humbi ndeshjen e kaluar për shkak të një dëmtimi të pësuar me Kombëtaren shqiptare, Uzuni ka treguar se është në formë të shkëlqyer. Këtë sezon, ai ka shënuar 4 gola në La Liga2, duke konfirmuar se ky kampionat i përshtatet mjaft mirë.
Myrto Uzuni shënon për Granadën, i jep avantazhin në ndeshjen ndaj Tenerife