Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për përplasjen me motor të një 27-vjeçari, i cili është lënë i plagosur në rrugë.
Ngjarja ndodhi në Selanik, ku i riu nuk kishte patentë. Babai i të lënduarit tha se djali i tij, i cili jeton në Holandë, iu nënshtrua një operacioni për dëmtimin e këmbës dhe ka plagë në kokë.
Ai përshkroi momentin e aksidentit dhe deklaroi se shoferi dhe pasagjeri i motorit u larguan nga vendngjarja.