Një i ri nga Libani, i identifikuar si Omar A., është arrestuar në Berlin për planifikimin e një sulmi terrorist ndaj ambasadës izraelite. Ai dyshohet se është lidhur me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS).
Policia gjermane bastisi një apartament në Bernau dhe arrestoi 28-vjeçarin. Ambasadori izraelit në Berlin, Ron Prosor, falënderoi autoritetet për mbrojtjen e ambasadës.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka goditur objektet e Hezbollahut në Bejrut pas sulmeve me raketa nga ky grup drejt veriut të Izraelit. Lajmi është në përditësim.