Babai i Liam Payne, Geoff, ka vizituar morgun e Buenos Aires për të identifikuar trupin e djalit pas vdekjes së tij tragjike.
Ai gjithashtu vizitoi hotelin ku ndodhi incidenti për të biseduar me policinë dhe për të marrë gjërat personale të këngëtarit. Autoritetet lokale thanë se Geoff organizoi riatdhesimin e trupit të Liam, i cili u gjet pas rënies nga ballkoni i dhomës së tij.
Familja e tij ka shprehur dhimbjen e madhe dhe theksoi se Liam do të jetojë gjithmonë në zemrat e tyre.