-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Zhupa: Do të propozoj ndryshime ligjore për të përmirësuar konsultimet publike

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa, shprehu shqetësimin se parlamenti shqiptar është bërë një institucion që nuk i merr parasysh interesat e qytetarëve. Gjatë pjesëmarrjes në Panelet Qytetare të organizuara nga Ambasada Britanike, ajo kritikoi praktikat e konsultimit publik, duke theksuar se shumë ligje kalojnë pa u marrë parasysh sugjerimet e qytetarëve.

Zhupa njoftoi se do të propozojë ndryshime ligjore për të eliminuar formalitetin e konsultimeve dhe për të detyruar parlamentin të dëgjojë zërin e qytetarëve. Ajo sugjeroi që të implementohet një praktikë parlamentare që përfshin diskutimin e projektligjeve me panelet qytetare, për të rritur transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ.

Statusi i plotë:
Parlamenti duhet të dëgjojë dhe të përfshijë më shumë qytetarët në diskutimin e projektligjeve. Deri tani gjithcka është formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh.

Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë.

Duhet të futet si praktikë parlamentare diskutimi i projektligjeve që prekin politika thelbësore me panelet qytetare. Një praktikë që merret nga eksperiencat më të mira europiane, ku Skocia spikat, dhe që po sillet në Shqipëri nga IDM Albania, me mbështetjen e ambasadës Britanike.

Panelet Qytetare mundësojnë krijimin e një hapësire për diskutimin në mënyrë të informuar të çështjeve që janë në agjenden parlamentare, si dhe të kontribuojnë në forcimin e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në aktivitetin legjislativ dhe mbikëqyrës të parlamentit.

Do ta mbështes këtë praktikë, duke propozuar ndryshime në ligj, ku të hiqet dorë nga formaliteti i konsultimi publik dhe të jetë detyrimi që qytetarët të kenë zë në vendimarrje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit