Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Mesit në Shkodër, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë që po tërheq turistë të huaj.
Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se ura po shndërrohet në një pikë të preferuar për vizitorët, që u mundëson atyre të njohin thesaret e trashëgimisë së Shkodrës. Ai u dëshiron të gjithëve një ditë të qetë nga ky vend i bukur.