Maratona e Tiranës këtë vit u pasurua me kategorinë e veçantë “We Too”, ku morën pjesë persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë.
Kjo kategori kishte si synim motivimin dhe mbështetje për kauza të rëndësishme, duke dërguar mesazhe të fuqishme shprese dhe guximi.
Pjesëmarrësit treguan se asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e tyre për të përballuar sfidat e jetës, duke frymëzuar të gjithë ata që i ndoqën.