-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndihmës Sekretari i NATO-s: Kërkohet ruajtja e stabilitetit në Urën e Ibrit

Kryesoret

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka theksuar se Aleanca nuk dëshiron hapje të njëanshme të Urës së Ibrit, duke shprehur shqetësime për sigurinë e ushtarëve të KFOR-it.

“E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Ruge

Ai kërkoi angazhim të të gjitha palëve për një zgjidhje të përbashkët, duke theksuar se veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në stabilitet.

“Ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë”, u shpreh ai në një intervistë për Klan Kosova.

Ruge gjithashtu nënvizoi se NATO nuk planifikon të rrisë forcën e saj në Kosovë, duke shprehur besim në forcën aktuale për ruajtjen e sigurisë.

“Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt”, ka thënë Ruge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit