-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Genc Pollo: SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta të provojë pafajësinë

Kryesoret

Ish-deputeti Genc Pollo ka shprehur shqetësimin e tij për arrestimin e Ilir Metës, duke theksuar se ky veprim mund të konsiderohet problematik. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo sugjeron se, pavarësisht akuzave që mund të ngrijë SPAK-u, Meta ka të drejtën të provojë pafajësinë e tij.

Ai kritikon mënyrën e ekzekutimit të arrestimit, duke pësuar se si ish-president dhe kryeministër, ai duhej të thirrej për të përballuar akuzat në një mënyrë më të përshtatshme, dhe jo me forcë.

“SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta të provojë pafajësinë përballë akuzave. Por: A nuk mundet të thirret një ish president, kryeministër, kryetar kuvendi në prokurori për të ekzekutuar arrestin? Ose në banesën/zyrën e të pandehurit. Por duhet vepruar me arrest të dhunshëm ala Hollyëood që rezervohet për kriminelë të armatosur e të rrezikshëm? A nuk do të lipsej që Meta të përballej me akuzat në gjendje të lirë siç ndodh rëndom në shtetet demokratike (si p.sh. Trump, Sarkozy, Jansa, etj.) Meqë opozitës i burgoset pa dënim lidershipi (Berisha, Meta) ndërkohë që mazhorancës i burgosen Çyrbe kollaj të zëvendësueshëm a mos SPAKu, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit