-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Hetimi ndaj Metës është një çështje e komplekse me partnerë ndërkombëtarë

Kryesoret

Kreshnik Spahiu komentoi në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” situatën rreth Ilir Metës, duke theksuar se disa burime e kanë bërë këtë dosje penalisht të blinduar për ta mbrojtur atë dhe për të provuar pafajësinë e tij.

Ai vuri në dukje se çështjet e nxehta, përfshirë inceneratorët dhe shkeljet e pasurisë, kanë potencialin për dënime të rënda.

Sipas tij, procesi penal do të jetë i gjatë dhe nuk pritet që Meta të lirohet lehtësisht, duke u përmendur gjithashtu shantazhi dhe kërcënimet që e kanë shoqëruar gjatë 20 viteve.

“E para, duhet kuptuar se janë disa burime që e kanë bërë këtë dosje penalisht të blinduar, duke e çuar çështjen e Ilir Metës dhe mbrojtjen e tij, për ta bërë të pamundur pafajësinë e tij. Për hetimin e tij janë futur shumë partnerë ndërkombëtarë.

Po ta vesh re, dosjet më të nxehta të kupolës shkojnë nga inceneratorët deri te shkeljet e pasurisë ose transaksioneve. Këto janë çështje të provuara që shkojnë deri në 15 vjet heqje lirie. Përgatituni për një proces penal të gjatë, të cilin Ilir Metën zor se do ta shikoni të lirë. Një çështje janë përfshirë shumë bashkëpunëtorë, njerëz brenda partisë, njerëz që ai i konsideronte tradhtarë.

Ai tradhtinë e ka parë në familje; ndoshta mund të gjenim një koncept tjetër, por për ta funksionoi 20 vjet shantazhi dhe kërcënimet. Kur më pas u përfshinë shumë faktorë të tjerë, qofshin politikë, këta mendonin se do të përdornin ambasadorët si ndonjë prokuror fshati ndonjëherë. Pra, u përfshinë shumë mekanizma deri sa iu hy në thelb çështjeve të tyre.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit