-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, mikpritës i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiç ka thënë se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor.

“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiq, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviç”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, do të vizitojë Beogradin më 23 tetor.

Vuçiç e ka përsëritur që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se sipas rezultateve të disa sondazheve të opinionit publik, mbështetja e serbëve për BE-në dhe BRICS-in është 42 me 42 për qind, dhe që nuk e përjashton që situata do të mund të ndryshonte nëse do të deklarohej “ndryshe prej asaj që kam deklaruar deri më tani”.

BRICS, është forum joformal tregtar, i krijuar prej Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.

Putin e shfrytëzon këtë platformë për qëllime gjeopolitike dhe e konsideron si kundërpeshë ndaj ndikimit të Perëndimit në botë, por edhe që të dërgojë sinjal se Rusia nuk është e izoluar, pavarësisht sanksioneve ndaj saj, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Brukselit, Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit