-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inzaghi konfirmon mungesën e Asllanit për ndeshjen në Champions

Kryesoret

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka konfirmuar mungesën e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Young Boys, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje. Në një intervistë për Sky Sport, Inzaghi tha se do të vlerësojë gjithashtu gjendjen e Zielinskit, pasi ka disa dyshime për angazhimin e tij në këtë përballje.

“Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ne. Young Boys kanë pasur një fillim të vështirë në kampionat, por kanë ndryshuar trajnerin dhe janë të freskët,” u shpreh Inzaghi.

Përveç Asllanit, trajneri informoi se të tjerë lojtarë si Calhanoglu dhe Acerbi gjithashtu do të mungojnë, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë për Interin. Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj kundërshtarëve dhe nevojën për t’u përgatitur mirë për këtë takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit