-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Meta gjeni! E vërteta e vilës në Gjirin e Lalzit

Kryesoret

Monika Kryemadhi: Familja është vija e kuqe. Nuk jemi marrë asnjëherë me familjen e Lulzim Bashës, Edi Ramës, apo Sali Berishës. Ilir Meta është gjeni politik, nuk bën gabime politike dhe nuk ka bërë asnjëherë, është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij. Ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv. Di të them që PL ka strukturën e saj dhe besoj se do të bëjnë një strategji të tyren. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL-së. Kemi kundvështrime të ndryshme, por në cdo aksion do të përfshihem edhe pse doja të isha më e distancuar. Sali Berisha i arrestuar, Ervin Salianji e dënojnë me një vit burg, Fatmir Mediu mbahet nën presion ka tre vite, Ilir Meta e kanë filluar që në 2014.

Kontratën e CEZ-DIA e ka firmosur Dritan Prifti, jo Ilir Meta. Meta ishte kundër, e çoi në gjykatë për çështjen që këta e akuzojnë. Nuk patën asgjë dhe e bashkuan me çështjet e mia. Unë kam dokumentet origjinale të të gjitha komunikimeve të mia. I kanë ra në qafë Monika Kryemadhit. Nuk është ndonjë gjynah, por e kanë bërë që të mendojë thellë dhe mirë sesi kjo gjë do të shkojë në të ardhmen dhe sigurisht që unë jam njeri që fal dhe kam pas harruar, kam qenë budallaqe, por tani do të fal por nuk do të harroj.

Unë kam dashur që të marr një vilë pa dijeninë e Metës e kam shkuar e kam parë. Shita shtëpinë tek Blloku dhe nuk jetohej aty për shkak të zhurmave. Shkuam, e kemi parë, ta bëjmë kështu apo ashtu. Vërtetë Ilir Meta nuk ka ditur gjë. Sepse do të bëhej në shkëmbim me dyqanet e pallatit tim. Ambasadori grek i ka thënë Metës, do të jemi komshi bashkë?

Çfarë komshiu thua ti? Erdhi dhe më tha, cfarë shtëpie do të marrësh ti pa më pyetur mua? Dhe nuk e kemi marrë. Dhe kemi marrë shtëpinë tek Kodra e Diellit. Në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës për unifikimin e galerive të minierave dhe nuk ka të bëjë gjë për biznesmenin që flitet në dosje. Ligji nuk ka ndikim për biznesmenin në fjalë. Biznesmenin mund ta kene thirrur dhe intimuduar apo kercenuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit