Kryemadhi: Në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës që bëhet fjalë për unifikimin e ligjit për galeritë e minierave dhe nuk ka të bëjë fare me një projektligj që ka të bëjë me biznesmenin në fjalë. Unë kam qenë anëtare e komisionit për VP, ka qenë Shalsi ministër dhe e gjitha kjo do të bëhej në këmbim të statusit të minatorit. Përparim Spahiu ka bërë dy propozime për statusin e minatorit dhe nëse do të bëheshe një ligj për unifikimin e funksionimit të gjithë galerive të minierave, grupe interesi kërkonin që të ishte e copëtuar, grupe të tjera që të ishte në unision. Sikur është ligji i mediave, njëlloj për të gjithë. Dhe është bërë komisioni i VP është kërkuar nga qeveria, ka qenë Vali Bizhga që ka kërkuar që komisionit të mblidhet edhe pasdite edhe është mbledhur. Kemi takuar edhe të gjitha grupet e interesit, shoqatat e minierave, sindikatat por edhe sot nuk e kemi të miratuar statusin e minatorit. Por nuk kemi memorie as si institucion dhe as si media. Kështu që kjo është historia e ligjit dhe nuk ka asnjë ndikim të biznesmenit në fjalë. Biznesmenin mund ta kenë thirrur, kërcënuar dhe intimiduar. Nuk më bën habi. Të gjithë oligarkëve ua liron dhe shtrëngon litarin SPAK-u