Në dosjen e SPAK-ut për aferën CEZ-DIA që çoi pas hekurave Ilir Metën del në skenë edhe deputeti Agron Çela, që nga LSI kaloi tek PS. Në dosje theksohet se deputeti Agron Çela ka përfituar rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.
“Shoqëria BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.