-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Miku i Metës mori 320 mijë Euro nga Kastriot Ismailaj

Kryesoret

SPAK ka bërë një vetting të pasurisë së Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga dosja e SPAK-ut që ka në themel aferën CEZ-DIA, rezulton se pronari i kësaj kompanie që do të mblidhte borxhet e energjisë, Kastriot Ismailaj lëshoi 700 mijë euro fatura fiktive në 2 vite dhe prej të cilave miku i Ilir Metës dhe financuesi  LSI mori 320 mijë euro.

“Kastriot Ismailaj ka kryer transferta fiktive. Ai ka paguar shoqerite “Nerieda” ne shumen 31 902 000 Leke (kontrata e nënshkruar më date 02 Shtalor 2010 me DIA dhe kalimi i parave në llogari të NEREIDA s gjatë vitit 2010-2011) dhe “Barita International Limited” per identifikimin e debitoreve ne shumen 100 000 USD nderkohe qe ky proces nuk eshte kryer.

Shoqeria DIA ka paguar 16.800.000 leke per shoqerine “BTf” per blerjen e m0torreve nderkohe qe u vërtetua qe shoqeria “BIT” nuk ka blere makineri dhe paisje. Shoqeria DIA ka kryer pagesa  per shoqerite ESF ne vleren 4,545.771 !eke dhe per shoqerine AIC 6.500.000 leke. me pershkrimin rikonstruksion zyrash, nderkohe qe nuk eshte kryer ky proces, pagesa fiktive këto te kryera gjate vitit 2010  2011.

Per tu theksuar  eshtë fakti qe sipas dokumentacionit te  administruar  rezulton se shoqeria “Nereida” sh.p.k, kishte si ortak shtetasin Nikolin Laçi, i cili ështe edhe babai i shtetasit Arjan Laçi, i cili po ashtu ka qene edhe administrator i kesaj shoqërie.

Hetimi i ketij procedimi penal ka provuar se Arjan Laçi, ishte lidhje miqesore e shtetasit Ilir Metaj dhe njekohesisht  ka mbeshtetur financiarisht  partine L.S.I., kryetar i se ciles  ka  qene pikerisht personi nen hetim Ilir Meta.

Arjan Laçi ka qenë fillimisht ortak i shoqerise “Debt Internacional Advisory” (se bashku me shtetasin Kastriot Ismailaj), e themeluar me date 05.07.2010. me nje kapital prej 50 mije USD, me seli ne adresen “Trident Chambers, Kutia Posrare 146. Road Toën, TorJola British Virgin islands”, thuhet në dosjen e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit