UEFA ka caktuar pesë gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen mes Djurgarden dhe Vitoria në Ligën e Konferencës, që do të zhvillohet më 24 tetor në orën 18:45.
Gjyqtari kryesor do të jetë Genc Nuza, me asistentë Edmond Zeqirin dhe Granit Hysenin. Ilir Mehmeti do të shërbejë si arbitër i katërt, ndërsa Dardan Çaka do të ndihmojë në VAR për gjyqtarin gjerman Sasha Stigman.
Kjo është një mundësi e rëndësishme për gjyqtarët shqiptarë në skenën ndërkombëtare.