-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monika Kryemadhi: Sapo pashë tre muskutjerët e Ramës

Kryesoret

Deputetja Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO foli në një deklaratë për mediat, ku shprehet se atje pa tre muskutjerët e Ramës.

“Sapo pashë tre muskëtjerët e drejtësisë së Ramës, Dumani, Kllapi dhe Kraja dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Kraja ku tha se Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, kur ju të gjithë e dini se Meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa kallashnikov dhe të tjera. Kërkuam që të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Ramës na la vetëm 3 orë kohë. Ndoshta gjyqtari e di që nuk ka asnjë provë. I kam kërkuar edhe gjyqtarit edhe prokurorit, materialin që media e ka, që qoftë prokuroria apo gjykata kanë shkelur nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj për ju që kjo godina këtu mbrapa nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut dhe mashtrimit të Ramës. Po ju them që të jeni të bindur që sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës dhe të gjithë grupit të strukturuar kriminal nga inceneratori i Tiranës, 5D, pallatet e ndërtimit me paratë e drogës apo koncesionet që vjedhin cdo ditë në sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Nuk ka asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar, kriminale. Nuk flas fare për zotin Meta, ata bënë një provokim për mua dhe familjen, por në mënyrë të qëllimshme na futën në një sallë, ku secili e ka të drejtën për masë sigurie individuale. Poshtërsia e tyre më e madhe që për të larguar vëmendjen nga Encro, trafiku dhe krimi i strukturuar ata kërkojnë që të bëjnë një shoë mediatik dhe politike dhe ndoshta emocional, por emocionet e tyre nuk i kënaqim dot. Ku kanë bythë me folur ata (prokurorët) pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në bashkinë e Tiranës?”, u shpreh Monika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit