-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon protesta e opozitës në Strasburg, Paloka: PPE mbështet PD për zgjedhje të lira

Kryesoret

Protesta e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg ka përfunduar. Deputeti Edi Paloka në një prononcim nga mediat lexoi disa nga mesazhet që kanë dhënë ndërkombëtarët.

“Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR”, tha Paloka duke cituar zyrtarët e lartë të PPE në Parlamentin Evropian.

Më pas ai u shpreh se ndërkombëtarët janë njoftuar për situatën politike në Shqipëri, për sulmin ndaj opozitës, burgosjet politike, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Partitë Popullore Evropiane mbështesin PD, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit në BE dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. PPE do të mbështesin PD në procesin zgjedhor dhe luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR”, tha Paloka.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit