-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca shtyhet në 13:30! Njerëzit e Metën mblidhen para Gjykatës së Posaçme

Kryesoret

Seanca për Ilir Metën në GJKKO shtyhet në oren 13:30. Përfaqësues të Partisë së Lirisë janë mbledhur përpara Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të jepet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, tha se organizimi i mbështetësve të Metës përpara gjykatës nuk është bërë nga strukturat e Partisë së Lirisë, por ka qenë një veprim vullnetar i gjithsecilit për të shprehur mbështetjen ndaj Ilir Metës.

“Ka qenë një kërkesë e zotit Meta që të mos kishte një organizim përpara SPAK-ut. Kjo është një vullnet i secilit prej nesh dhe nuk ka ndonjë organizim nga Partia e Lirisë,” tha Caka.

Ajo u ndal gjithashtu te arrestimi i ish-presidentit, duke e cilësuar atë si një veprim banditesk dhe një shkelje të të drejtave të njeriut.

“Është shumë e qartë që nuk ishte një mënyrë arrestimi, por një tentativë rrëmbimi që, fatmirësisht, nuk pati pasoja më të rënda.

Skenari nuk ishte i tillë, dhe ju besoj e keni të qartë. Është shumë e kuptueshme mënyra si duhet të shoqërohet një ish-president; ta arrestosh në atë mënyrë, pa logo policie, pa uniforma dhe pa një urdhër-arresti, është një shkelje e hapur e lirive themelore të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit