-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U soset durimi! Pensionistët i shkojnë Ramës poshtë zyrës: Po vdesim

Kryesoret

Paraditen e sotme pensionistët janë ngritur në protestë në mungesë të rritjes së pensioneve. I kanë shkuar kryeministrit poshtë zyrës duke kërkuar rritjen e pensioneve.

“Nuk arrijmë dot të blejmë ilaçet. Kam 5 vjet që nuk kurohem pasi nuk arrij dot t’i paguaj ilaçet. Shyqyr që na ka fal Zoti fëmijë se ne jemi të mbaruar.

4 mijë lekë rritje çfarë është, nuk blen dot as çerek kilogramë djathë. Ne kemi nevojë për shërbimin shëndetësor dhe ushqim i cili nuk përballohet. Janë shumë të larta ushqimet, më të shtrenjta këtu se në Itali.

Pensioni që marrim nuk na mbulon as nevojat më themelore. Jemi të detyruar të zgjedhim mes ushqimit dhe ilaçeve” thanë disa nga pensionistët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit