Një tragjedi ka ndodhur në Norvegjinë veriore, ku një aksident hekurudhor rezultoi në vdekjen e një pasagjeri dhe disa të lënduar. Vagonët e trenit, që ishte duke udhëtuar nga Trondheim në Bodo, dolën nga shinat dhe u përmbysën.
Fillimisht, autoritetet raportuan se nuk kishte lëndime serioze mes pasagjerëve, megjithatë shërbimet e urgjencës konfirmuan se pesë ose gjashtë persona ishin plagosur. Të paktën tre helikopterë dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje për të asistuar. Policia theksoi se për momentin nuk kishte një listë të saktë të pasagjerëve për të verifikuar numrin e të lënduarve.