-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kombet triumfojnë mbi diktatorët, nesër në 11:00 tek Bashkia!

Kryesoret

Në një fjalim energjik në “Rrugën e Shpresës”, lideri i opozitës Sali Berisha shprehu bindjen se kombet gjithmonë triumfojnë mbi diktatorët, pavarësisht mbështetjes që këta të fundit mund të kenë. Ai ftoi shqiptarët të protestojnë nesër në orën 11:00 para Bashkisë, për të kundërshtuar abuzimet e pushtetit dhe për të kërkuar drejtësi.

Berisha kritikoi kryebashkiakun aktual, duke e quajtur “kryehajdut” dhe shprehu besimin se Programi i Partisë Demokratike do të përqendrohet në forcimin e ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët. Ai përfundoi fjalimin me një tonalitet triumfues, duke përsëritur thirrjen për fitore.

FJALA E BERISHËS:

Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së.
Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.

Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata.
Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë.

Ta përzëmë nga Bashkia.Fitorja është e jona.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit