Këngëtarja e njohur Beyonce do të shfaqet nesër në Houston, Teksas, për të mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris në fushatën e saj. Gjatë këtij eventi, Beyonce pritet të performojë disa nga hitet e saj dhe do të përdorë këngën “Freedom” për të përcjellë një mesazh fuqishëm lirie.
Harris theksoi rëndësinë e zgjedhjes së një vizioni pozitiv për vendin, duke e kundërshtuar kaosin dhe urrejtjen që disa duan të promovojnë.
Megjithatë, përballë një Donald Trump-i që ka një epërsi të rehatshme në Teksas, Harris dhe Beyonce po përpiqen të ndryshojnë dinamikën e këtij shteti, që ka votuar për republikanët që nga viti 1976.