-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënime ndaj gjyqtares italiane pas vendimit për emigrantët në qendrën e Gjadrit

Kryesoret

Gjyqtarja Silvia Albano, një nga gjyqtarët e Gjykatës së Romës që mori vendimin për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri, është kërcënuar me jetë. Ajo, gjithashtu kryetare e Magjistratit Demokratik, ka bërë kallëzim për kërcënimet që ka marrë.

Sipas agjencisë Ansa, Albano ka theksuar se fushata e diskreditimit ndaj saj dhe kolegëve të saj ka krijuar një klimë urrejtjeje, e cila është shndërruar në kërcënime serioze për sigurinë e saj. Ajo ka paraqitur një ankesë të detajuar në Prokurorinë Publike të Romës për të adresuar këto kërcënime.

Magjistrati Demokratik ka shprehur shqetësim për intimidimin e gjyqtarëve në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe ka kërkuar mbrojtje për ata që po përballen me kërcënime.

“Fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve romakë dhe në veçanti kundër Silvia Albanos, kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën e saj. Për shkak të kërcënimeve të rënda të marra, Silvia Albano ka paraqitur sot një ankesë të detajuar në Prokurorinë Publike të Romës”, nënvizon Magjistrati Demokratik në deklaratën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit