Policia ka zbuluar një magazinë të mbushur me hashash në fshatin Voskop të Korçës, pas një aksioni të suksesshëm. Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, përfshirë disa gra që ishin duke përpunuar lëndën narkotike.
Sipas informacioneve, droga dyshohet se është importuar nga një vend tjetër dhe është ruajtur në magazinë për t’u tharë dhe tregtuar. Gjatë kontrolleve janë gjetur gjithashtu armë zjarri.
Të arrestuarit aktualisht ndodhen në Drejtorinë e Policisë, ku po bëhet peshimi i sasisë së lëndës narkotike, e cila dyshohet të jetë e konsiderueshme.
Korçë/ Zbulohet magazina me lëndë narkotike, arrestohen disa persona