-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘O Romeo, ndihmë’! Djali u vuri zjarrin prindërve, flet i riu: U futa mes flakëve

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku 42-vjeçari Altjon Sulejmani, tashmë i arrestuar, akuzohet se i ka vënë flakën banesës së prindërve të moshuar që i mbylli brenda në lagjen “15 Tetori”.

42-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar. Por kush i shpëtoi?

Romeo Mersini ka ndërhyrë për t’i shpëtuar të moshuarit nga flakët. Ai tha se ata i kanë thënë që djali ka spërkatur bombolën e gazit me benzinë.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “o Romeo, ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr.

Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, pastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua” tha ai.

Çifti i të moshuare ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se zjarri u vu nga djali i tyre 42-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe tashmë është i arrestuar.

Çmendet djali! Mbyll prindërit brenda dhe i vë zjarrin shtëpisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit