Një shpërthim bombe ka ndodhur në Meksikë, duke plagosur tre policë. Sipas raportimeve, bomba ishte e vendosur nën një makinë jashtë një stacioni policie në Acambaro, një zonë e njohur për shkallën e lartë të dhunës dhe konfliktet midis bandave kriminale dhe forcave të sigurisë.
Fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar të tjerë, por shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e komisariatit dhe objekteve përreth.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.