-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel/ Lajçak njofton për dakordësinë e palëve

Kryesoret

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, priti në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai njoftoi se palët ranë dakord për hapat e ardhshëm të dialogut.

Në postimin e tij, Lajçak theksoi se ende nuk ka filluar zbatimi i plotë i marrëveshjes dhe se u diskutuan çështje të rëndësishme nga marrëveshjet e kaluara. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e vlerësoi takimin si të dështuar, duke akuzuar Serbinë për këmbëngulje në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Në anën tjetër, kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, kërkoi zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shprehu shqetësime për pozitat e serbëve në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit