Policia ka filluar hetimet për një ngjarje shqetësuese që ka dalë në pah në rrjetet sociale, lidhur me një çamçakëz që dyshohet se shkakton përgjumje tek fëmijët. Rasti u raportua nga një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, e cila informoi prindërit pasi disa nxënës kishin konsumuar çamçakëzin në ngjyrë jeshile dhe përjetuan gjendje përgjumjeje.
Pas këtyre denoncimeve, policia ka nisur verifikimet për të zbuluar origjinën e këtij çamçakëzi dhe për të siguruar sigurinë e fëmijëve në shkolla.
Hetimet janë të fokusuar në identifikimin e burimit të produktit dhe në shqyrtimin e efekteve të tij shëndetësore.