Kristjan Asllani është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe do të jetë i gatshëm për “derbin e Italisë” ndaj Juventusit.
Ai ka kryer një seancë të plotë stërvitore pas mungesës në dy ndeshjet e fundit. Megjithatë, trajneri Inzaghi do të duhet të modifikojë mesfushën, pasi Karlos Augusto ka një problem muskulor në kofshën e majtë dhe do të jetë i pamundur për ndeshjen e së dielës.
Asllani pritet të jetë një opsion në pankinë pas rikthimit të tij.