Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Petrit Vuksani, më 2 maj 2023 në Shkodër. Fillimisht, ai u dënua me 21 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por pas gjykimit, kjo masë u reduktua në 14 vite.
Pas ankesës së bërë nga Lek Vuksani, Apeli vendosi të ulë dënimin e tij në 19 vite për të dy veprat penale, dhe pas zbritjes së një të tretës, dënimi përfundimtar është 12 vite e 8 muaj burgim.
Ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti mes të dyve dhe autoritetet identifikuan Vuksanin si autor të vrasjes.