-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prona dhe qiraja! Tatimet shtyjnë deri më 20 nëntor afatin

Kryesoret

Administrata Tatimore ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.

Administrata Tatimore thotë se gjatë këtyre ditëve do të vijojë punën për përmirësimin e modulit për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit, ndërkohë që ata vetë do të duhet të përditësojnë informacionin e kërkuar, duke ndjekur 5 hapat si më poshtë vijon:

•Klikoni në seksionin e-Filing Im

•Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

•Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

•Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

•Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

Për lehtësi, informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni edhe në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (ilustruar si bashkëlidhur).

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-Filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, për adresën kryesore si dhe çdo adresë sekondare (nëse ka).

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe për krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi i të dhënave si më lart përmendur bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1. Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit